Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme (e diel 27 tetor) në aksin Lezhë-Laç.
Tre automjete janë përplasur mes tyre.
Burime pohuan se ka qenë mjeti tip Opel që ka tentuar parakalimin dhe u përplas me dy mjete të tjerë një mjet tip Ford dhe një Fuoristradë.
Megjithatë do të jetë policia dhe grupi hetimor që do përcaktojnë shkaqet e aksidentit.
Për pasojë drejtuesi i mjetit tip Opel ka humbur jetën.
Ai është ende i paidentifikuar.
