Përplasen një makinë dhe një motor, humb jetën drejtuesi i motomjetit

Një aksident është regjistruar ditën e sotme në Vlorë. Mësohet se në aksident janë përfshirë një makinë dhe një motor.

Më tej bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në afërsi të Triportit. Si pasojë e këtij aksidenti humbi jetën drejtuesi i motomjetit ndërsa mesohet se ai punonte roje në një subjekt privat.

Vlorë/Informacion paraprak

Në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Triportit”, automjeti me drejtues shtetasin N. P. është përplasur me një motomjet me drejtues një shtetas ende të paidentifikuar, rreth 70 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi N. P., është shoqëruar në komisariat, për veprimet procedurale.

Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, si dhe për identifikimin e drejtuesit të motomjetit.