Përplasen dy motoçikleta në rrugën nacionale Lezhë-Vau Dejës, 3 të plagosur, 2 prej tyre në gjendje të rëndë

Një aksident është regjistruar para pak minutash në rrugën nacionale Lezhë- Vau i Dejës.

Mësohet se janë përplasur dy motoçikleta, ku për pasojë kanë mbetur tre të plagosur. Mësohet se dy prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkohë në vendngjarje ka mbërritur policia dhe ambulancat.