Përplasen dy mjete në autostradë, humb jetën drejtuesi

LEZHË- Një aksident i dyfishtë është regjistruar në aksin rrugor Lezhë-Laç. Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën ku për pasojë ka mbetur vdekur një person.

Sipas raportimeve 65-vjeçari u plagos rëndë. I moshuari është dërguar në spitalin e Traumës por nuk ka mundur tu shpëtojë plagëve të marra. Ai ka qenë duke drejtuar një triçikel i cili është përplasur me pjesën e parme të një trajleri.

Njoftimi i policisë:

Lezhë/Informacion paraprak. Rreth orës 10:00, në aksin rrugor “Lezhë-Laç”, janë përplasur mjeti kamion me drejtues shtetasin Sh. B. dhe mjeti me drejtues shtetasin D. T.

Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi D. T., rreth 65 vjeç. Me drejtuesin e kamionit, shtetasin Sh. B., po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.