POGRADEC- Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Pogradec–Korçë, në zonën e njohur Qafë Plloçë. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ku njëra prej tyre është përfshirë në flakë.
Nga informacionet paraprake mësohet se drejtuesit e automjeteve kanë dalë menjëherë nga makinat më të cilat po udhëtonin. Raportohet se nuk ka persona të lënduar, por dëmet matriale janë të mëdha. Polica ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ku po heton më shumë mbi shkaqet e aksidentit.
