LEZHË–MILOT – Një aksident rrugor është regjistruar në superstradën Lezhë–Milot, pranë kryqëzimit të Treshit, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.
Sipas informacioneve paraprake, përplasja ka qenë e fortë, duke bërë që njëri prej mjeteve të dalë jashtë rruge.
Si pasojë e aksidentit, një person ka mbetur i plagosur dhe është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe përcaktimin e shkaqeve.














