Përplasen 3 makina! Shoferja niset me urgjencë në spital

Një aksident automobilistik i trefishtë ka ndodhur mbrëmjen e sotme (30 prill) në rrugën “Ali Demi” pranë spitalit Rajonal. Njëri prej automjeteve ka qenë i parkuar.

Mësohet se nga përplasja ka mbetur e lënduar drejtuesja (femër) e njërit prej mjeteve e cila është dërguar në spital për ndihmë mjekësore të specializuar.

Në vendngjarje policia lokale për të rindërtuar dinamikën e aksidentit.