Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Rrugën e Kombit, në segmentin Milot–Rrëshen, pranë Urës së Zogut.
Sipas informacioneve paraprake, një minibus është përplasur me një automjet tip “Golf”, duke lënë të plagosur 4 persona. Të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Rrëshenit për ndihmë mjekësore.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.















