Përplasen 2 makina, 4 të plagosur dërgohen tek Trauma

Katër persona kanë mbetur të plagosur pasi dy makina u përplasën me njëra tjetrën në aksin rrugor Fushkrujë – Thumanë.

Ngjarja u regjistrua mëngjesin e sotëm (27 janar) në afërsi të fshatit Derven.

Të lënduarit janë dërguar te spitali i Traumës në Tiranë.

Paraprakisht dyshohet që shkak i aksidentit të jetë ndërprerja e rrugës nga makina tip Opel, por edhe shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonte edhe makina tjetër tip Mitsubishi me targa italiane e cila drejtohej nga shtetasja me inicialet M.L.

Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave.