Përndiqte një 17-vjeçare, procedohet 33-vjeçari në Cërrik.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Sh., 33 vjeç, banues në Cërrik, pasi në mënyrë të përsëritur ka ndjekur dhe telefonuar një 17-vjeçare, pa pëlqimin e saj.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor në Elbasan për hetime të mëtejshme.
