Përmbyset trajleri i ngarkuar me krom, humb jetën drejtuesi i mjetit

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekje ka ndodhur sot në Kalimash.

Sipas informacioneve është përmbysur një trajler i ngarkuar me krom dhe si pasojë ka ndërruar jetën drejtuesi i mjetit.

Nga të dhënat e para mësohet se viktima është identifikuar si S. Lugja dhe ishte shofer e një firme që shfrytëzon kromin në Kalimash.