Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen Pavarësia, pranë rrugës “Çipaj” në Vlorë, ku 63-vjeçari Ismail Aliaj ka ndërruar jetë pas një konflikti mes disa personave.
Sipas burimeve mjekësore, viktima ka marrë goditje në fytyrë dhe grykë, të cilat rezultuan fatale. Djali i tij mbeti i lënduar lehtë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia e Vlorës ka nisur ndjekjen e autorëve dhe vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.













