Përkeqësohet situata me zjarrin në kodrat e fshatit Valas, marrin flakë ullishtet në Cërrik

Përkeqësohet situata me zjarrin në kodrat e fshatit Valas, marrin flakë ullishtet në Cërrik.

Zjarri shpërtheu paraditen e sotme në kodrat e fshatit Valas, por thatësira dhe era kanë favorizuar përhapjen e tij duke djegur drufrutorë, ullinj dhe vreshta.

Prej disa orësh zjarrfikëset janë duke luftuar me flakët.

Terreni i vështirë nuk i favorizon të jenë efikasë.

Zjarri aktuslisht ka përfshirë edhe disa ullishta në pjesën e Cërrikut.