Përfshihet nga flakët një banesë, humb jetën nga asfiksimi një 72-vjeçar

TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuat më parë në Tiranë. Një banesë është përfshirë nga flakët. Si pasojë e kësaj ngjarje ka humbur jetën një i moshuar nga asfiksimi.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 21:20, në rrugën “Ali Demi”, në katin e parë të banesës së shtetasit Th. Ll, 72 vjeç, ka rënë zjarr. Si pasojë dyshohet se ka humbur jetën 72-vjeçari.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.