Përfshihet nga flakët një automjet pranë qendrës së Elbasanit

Një automjet është përfshirë nga flakët gjatë orëve të fundit në afërsi të qendrës së qytetit të Elbasanit.

Ngjarja ka ndodhur pranë kryqëzimit të “1 Majit”, në rrugën që të çon drejt urës së Zaranikës, në afërsi të një supermarketi në atë zonë.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse për të bërë të mundur izolimin dhe shuarjen e zjarrit.

Rrethanat dhe shkaqet e rënies së flakëve mbeten ende të panjohura, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.