Këshilli Bashkiak i Librazhdit voton pro bashkimit me Bashkinë Përrenjas në kuadër të Reformës Territoriale

Këshilli Bashkiak i Librazhdit ka miratuar sot propozimin për bashkimin e Bashkisë Përrenjas me atë të Librazhdit, si pjesë e procesit të Reformës Administrative-Territoriale 2.0.

Vendimmarrja pasoi përmbylljen e dëgjesave publike të organizuara në njësitë administrative të zonës, ndërsa reforma territoriale përbënte njërën nga pikat kryesore të rendit të ditës në mbledhjen zyrtare.

Në votimin e zhvilluar morën pjesë 17 nga 21 anëtarët e këshillit, ku 16 prej tyre votuan në favor të projekt-draftit të propozuar nga mazhoranca dhe vetëm një këshilltar doli kundër.

Përmes këtij votimi, Këshilli Bashkiak i Librazhdit i dha dritën jeshile konsolidimit të të dyja njësive vendore në një strukturë të vetme administrative.