Përfshihet nga flakët mjeti në Elbasan

Përfshihet nga flakët një automjet në Elbasan.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën në afërsi të Gjykatës së vjetër.

Në vendin e ngjarjes mbërritën policia dhe shërbimi zjarrfikës.

Zjarrfikësit lokalizuan dhe fikën flakët.

Nuk ka dëme në njerëz, por mjeti pësoi dëme të mëdha materiale.

Po hetohet për shkaqet e zjarrit.