PEQIN- Një kodër me ullinj dhe me shkurre është përfshirë nga zjarri në fshatin Bishqem të Bashkisë Peqin.
Zjarrfikësit ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.
Por bëhet me dije se terreni e bën më të vështirë punën e tyre për të vënë në kontroll zjarrin.