Elbasan barazon me Laçin

Në javën e 13-të të Kategorisë Superiore në takimin mes Laçit dhe Elbasanit skuadrat kanë ndarë pikët. Në fakt, më shumë keqardhje për dy pikë të humbura kanë miqtë, që humbën një 11-metërsh që në pjesën e parë, moment që mund t’i kishte dhënë tjetër rrjedhë lojës.

Golin që zhbllokoi rezultatin e realizoi me Mjakin që në minutën e tretë. Verdheblutë reaguan shpejt dhe fituan një 11-metërsh në minutën e 14-të me “ndihmën” e VAR-it, por Tsague gaboi nga pika e bardhë.

Gjithsesi, futbollisti i Elbasanit e shleu gabimin në minutën e 59-të, duke përfituar nga moslargimi si duhet i topit nga mbrojtja vendëse. Asgjë nuk ndryshoi në minutat e mbetura, me trajnerët italianë Bordin e Moriero që ndahen në “paqe” pas një ndeshjeje emocionuese. Pas 13 javëve kampionat, Laçi numëron 12 pikë dhe Elbasani 17 pikë.