KORÇË- Një automjet është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në qytetin e Korçës. Ngjarja mësohet se është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm rreth orës 02:00. Mjeti tip “Benz” përshkak të flakëve është djegur plotësisht.
Dyshimet për këtë ngjarje lidhjen me zjarrvënie të qëllimshme. Ende nuk dihet pista e saktë por policia po punon për zbardhjen e ngjarjes. Përveç “Benzit” mësohet se është dëmtuar edhe një mjet i cili ka qenë i parkuar ngjitur me të.
