Përfshihet nga flakët autobusi i linjës Elbasan-Tiranë

Një autobus me pasagjerë i linjës Elbasan-Tiranë ka marrë flakë gjatë kohës që ishte në lëvizje në hyrjen perëndimore të qytetit të Elbasanit.

Deri më tani nuk raportohet për të lënduar, ndërsa zjarrfikësit kanë arritur të fikin zjarrin.
Në dyshimet paraprake thuhet se shkak i zjarrit ka qenë një një defekt në motorin e mjetit.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 18:00, në aksin rrugor “Bradashesh-Elbasan”, dyshohet se për shkak të një defekti, ka rënë zjarr në pjesën e pasme të autobusit me drejtues shtetasin O. K., 28 vjeç, banues në Elbasan. Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupit hetimor po punon për dokumentimin ligjor të shkakut të rënies së zjarrit.