Mbërritja e festave të fundvitit shoqërohet me rikthimin e emigrantëve në Shqipëri.
Pikat kufitare në vend këto ditë vijojnë të ndeshen me fluks të lartë lëvizjeje.
Ngarkesë më të madhe ka shënuar kufiri tokësor me Greqinë si Kapshtica dhe Kakavija. Por edhe aeroporti Nënë Tereza ka mirëpritur mjaft qytetar që jetojnë e punojnë në vendet Europiane dhe jo vetëm. Situatë e ngarkuar paraqitet edhe në Portin e Durrësit dhe Vlorës.Në kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës, atë të Morinës, lëvizja më e lartë shënohet në dalje të tij. Qindra emigrant të Kosovës kanë zgjedhur Shqipërinë si vend tranzit për të shkuar në vendlindje dhe procedurat kufitare janë thjeshtuar falë marrëveshjes mes dy shteteve për lëvizjen e lirë në përballimin e fluksit e shmangien e radhëve të gjata në kufi.













