Peqin – Të moshuarit i vjedhin vajin dhe rakinë në magazinë

Në Peqin, shtetasi R. C., 75 vjeç, kallëzoi se gjatë natës, në magazinën e tij në fshatin Karinë, i janë vjedhur bidona me vaj ulliri dhe raki.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet procedurale për këtë rast iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.