Peqin/ Në gjendje të rënduar psikologjike ,vetëhidhet nga banesa e tij një 35-vjeçar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutash në Peqin ,ku njê 35- vjeçar në gjendje të rënduar psikologjike është vetëhedhur nga çatia e banesës së tij.Mësohet se aktualisht shtetasi me iniciale U.M ndodhet në spital pêr asistencë mjeksore.

Peqin/Informacion paraprak

Në fshatin Fatish, shtetasi U. M., 35 vjeç, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, është vetëhedhur nga lartësia e banesës ku jetonte.

Shtetasi U. M. është në spital, për asistencë mjekësore.

Grupi hetimor po kryen të gjitha veprimet me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit.