Peqin: 79-vjeçari dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu

Në Peqin, më datë 28.11.2025, shtetasi Q. S., 79 vjeç, dyshohet se i ka dhënë fund jetës me armë gjahu, të cilën e posedonte me leje. Strukturat e Hetimit të Krimeve të Komisariatit Peqin kryen veprimet hetimore dhe procedurale, ndërsa materialet u referuan në Prokurori si raportim mbi faktin.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.