Pensionistët “të dorëzuar” për fundvit: Më mirë të na varrosin

Pensionistët në Gjirokastër janë në vështirësi në këtë fund vit për të blerë qoftë edhe produktet e shportës për natën e ndërrimit të viteve.

Duke qenë se nga të dhënat e INSTAT Gjirokastra gati gjysmën e popullsisë e ka pensionistë, atmosfera e fundvitit, të paktën në blerjen e produkteve ushqimore, nuk është ajo që pritej.

“Qepa me 1500 lekë. Këto i morën tani, të tjera po morëm, po nuk morëm, me të parë me të bërë”, thotë një pensionist.

“Çmimi ka shkuar dyfish. Akoma nuk kam shpenzuar për festat. Të shohim a do na mbetet gjë”, thotë një tjetër pensionist.

“Vetëm të na varrosin! Të bëjë llogarinë, çdo blej. Me çfarë do t’i blej?!”, shprehet një tjetër qytetar i Gjirokastrës.