“Pasi i dh*unoi, u mori paratë dhe sendet me vlerë”, 40-vjeçari shqiptar grabit nënë e bijë në Greqi

GREQIA- 40-vjeçari shqiptar Stiliano Arizi ka grabitur nënë e bijë në dy banesa të ndryshme në Greqi. Mediat greke raportojnë se 40-vjeçari ka shkuar në banesën e 86-vjeçares në Athinë, ku pasi ka ushtruar dhunë fizike i ka marrë sendet me vlerë dhe paratë.

Më pas, grabitësi ka shkuar në një pallat ngjitur, ku banonte vajza e 86-vjeçares, një 66-vjeçe teksa dhe me këtë të fundit ka bërë të njëjtin veprim, pasi e ka kërcënuar i ka marrë sendet me vlerë. Bëhet me dije se autoritetet greke po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe vënien para përgjegjësisë të autorit.