Pasi e dhunoi fizikisht bashkëshorten tentoi ta godiste me mjet të fortë, arrestohet 47-vjeçari në Tiranë

Bëhet me dije se përveç dhunës, ai ka tentuar ta godasë me një mjet të fortë.

TIRANË- Arrestohet në Tiranë një 47-vjeçar. Mësohet se 47-vjeçari F.G, ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas së tij.

Bëhet me dije se përveç dhunës, ai ka tentuar ta godasë me një mjet të fortë.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin F. G., 47 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe ka tentuar ta godasë atë, me mjet të fortë.

Materialet i kaluan Prokurorisë.