Pas reshjeve të shiut nis dëbora e parë në Kukës

Pas stuhisë së reshjeve të shiut që përfshinë ditën e djeshme të gjithë territorin e vendit, sot kanë nisur edhe reshjet e para të dëborës.

Mësohet se në orët e para të ditës së sotme, dëbora ka zbardhur malin e Gjallicës në Kukës.

Nga reshjet e dëborës, nuk raportohet për problematika.