Paralizohet qarkullimi në Elbasan, makinat mbi 15 km në radhë

Hyrja e Elbasanit është bllokuar një trafik i tejet i rënduar.

Qytetarët kanë qëndruar me orë të tëra në trafik ku makinat presin në radhë të gjatë prej 15 kilometrash.

Trafiku nis nga dalja e Librazhdit e deri në fshatin Bradashesh.

Drejtuesit e automjeteve janë shprehur të irrituar, ndërkohë që edhe moti është në kushte të këqija.
Njoftimi i Policisë

 

Në akset rrugore “Papër-Elbasan” dhe “Librazhd-Elbasan” ka një fluks të madh të lëvizjes së automjeteve në drejtim të Tiranës, duke krijuar ngadalësim të qarkullimit.

Nuk ka bllokim të qarkullimit të automjeteve, por qarkullimi i tyre është ngadalësuar për shkak të fluksit të automjeteve që kalojnë në këtë rrethrrotullim.

Shërbimet e Qarkullimit Rrugor ndodhen në terren dhe vijojnë intensivisht punën për menaxhimin e qarkullimit të automjeteve.

Drejtuesit e automjeteve të tregojnë durim, të qëndrojnë në radhë dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara, duke u kthyer në burim për përfshirje në ngjarje rrugore apo për bllokim të lëvizjes në të dy kahet e rrugës.