Një tjetër video që qarkullon në rrjete sociale tregon qartë shpërthimin e fuqishëm që ndodhi dje në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Plasmasit” në Lushnje.
Ka qenë ora 15:30 e 1 marsit kur vinçi ka rënë në kontakt me linjën e tensionit të lartë 110 kv që kalonte sipër magazinës ka ndodhur shpërthimi që i mori jetën babë e bir ndërsa plagosi 7 të tjerë mes tyre dhe deputetin socialist Bujar Çela, pronar i magazinës.
Dyshohet se mund të ketë pasur bombola oksigjeni në këto ambiente pune që kanë nxitur shpërthimin e fuqishëm.
Nga shpërthimi mbeti i vdekur Roland Hoxha dhe Elidon Hoxha, babë e bir, ndërsa u plagos deputeti i Partisë Socialiste prej 2 mandatesh në Lushnje Bujar Çela, i cili po ndërtonte magazinën dhe së bashku me gjashtë persona të tjerë të cilët kanë qenë duke punuar në magazinën e tij.
Bilanci i shpërthimit në Lushnje
Të vdekur
Roland Hoxha
Elidon Hoxha
Të plagosurit
1- Sajmir Korreshi
2- Sokol Lumi (në gjendje të rëndë te spitali i Traumës
3- Bujar Çela (deputet i PS) në operacion te spitali i Traumës
4- Ervis Sharka
5- Lunedi Golemi
6- Ilia Sota
7-Erigjet Gorovelli













