Operacion i SPAK në Elbasan, arrestohet ish-gjyqtarja dhe zv.drejtori i burgut në Bradashesh, mbi 30 urdhëra-arreste të lëshuara

ELBASAN- SPAK ka ekzekutuar 2 urdhëra-arreste të dhënë nga GJKKO nga aksioni në tre qytete në vend. Mësohet se është vënë në ‘arrest shtëpie’, ish-gjyqtarja problematike e Elbasanit Pajtime Fetahu. Po ashtu në pranga është vënë dhe zv-drejtori i burgut të Bradasheshit në Elbasan, Martin Musaj.

Ky operacion është për të vënë në pranga persona me precedentë penal të mëparshëm të shpallur në kërkim për vrasje, trafikim droge dhe tentativë vrasje. Deri më tani nga SPAK janë lëshuar mbi 30 urdhëra-arreste, nga të cilat disa janë ekzekutuar nga forcat e policisë operacionale. SPAK ende nuk ka bërë një njoftim zyrtar në lidhje me ngjarjen, që po vijon akoma.

Operacioni i SPAK vazhdim i ‘Plumbit të Artë’/ Çfarë ngjarjesh kanë zbardhur dëshmitë e të penduarit të drejtësisë, mbi 30 urdhëra-arreste

Mësohet se operacioni i SPAK, është vazhdim i megaoperacionit ‘Plumbi i Artë’ ku dhe u vu në pranga i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani.

Ky operacion është për të vënë në pranga persona me precedentë penal të mëparshëm të shpallur në kërkim për vrasje, trafikim droge dhe tentativë vrasje. Deri më tani nga SPAK janë lëshuar mbi 30 urdhëra-arreste, nga të cilat disa janë ekzekutuar nga forcat e policisë operacionale. SPAK ende nuk ka bërë një njoftim zyrtar në lidhje me ngjarjen, që po vijon akoma.

Zbërthimi i aplikacionit Sky Ecc/ Detaje nga operacioni i SPAK me mbi 30 urdhëra-arreste

Operacioni është i përfshirë në Tiranë, Durrës dhe në Elbasan. Urdhërarrestet e lëshuara nga GJKKO-ja kanë nisur ekzekutimin që nga mbrëmja e kaluar.

Ndërkohë që janë lëshuar mbi 30 urdhër-arreste për persona që dyshohet se janë përfshirë në grup të strukturuar kriminal. Operacioni i SPAK është kërkuar, pasi janë zbërthyer bisedat në aplikacionin Sky Ecc. SPAK ende nuk ka bërë një njoftim zyrtar në lidhje me ngjarjen, që ende po vijon.