Peqin, 20 shkurt 2026 – Specialistët për Hetimin e Krimeve referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal ndaj shtetasit B. D., 51 vjeç, mësues në një shkollë 9-vjeçare.
Procedimi nisi pas kallëzimit të bërë nga një nxënës i klasës së shtatë, i cili ka deklaruar se më datë 10.02.2026, në oborrin e shkollës, është goditur nga mësuesi për motive të dobëta.
Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.













