Prej 3 ditesh fëmijët e fshatit Tregan kanë bojkotuar mësimin. Dy muaj nga nisja e vitit të ri shkollor ata detyrohen të marrin këtë masë ekstreme të mbështetur nga prindërit pasi kërkojnë rihapjen e shkollës së tyre. Shkolla që ata mësonin dikur qendron e mbyllur për të katërtin vit me radhë, pas dëmtimit që pësoi nga tërmeti i nëntorit të vitit 2019-të. Që nga ajo kohë rreth 140 -nxënës të shkollës “Jonuz Çarçiu” ndjekin mësim të paktën 5km larg shkollës së tyre , në turnin e dytë në fshatin Kuqan. Banorët thonë që femijet e kanë të vështirë të shkojnë në shkollë në turnin e dytë pasi errësohet, ndaj nuk i kanë derguar.
Edhe të vegjlit thonë se shpesh i zë gjumi në autobuz kur kthehen, ndaj duan shkollën e tyre funksionale.
Banorët ia shprehen shqetesimin edhe nënkryetares së bashkisë Elbasan , të cilën e ftuan në një takim, por ajo u shpreh se nuk ka fonde.
Shkolla e Treganit ka rreth 140 nxenes të cilët çdo pasdite detyrohen të shkojnë në një tjetër fshat për të marrë dije./elbasanion
