‘Nuk do hiqet taksa e naftës’/ Rama: Pronarët e makinave kanë më shumë para

Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se taksat e naftës nuk do të hiqet. Nga takimi me fermerët, Rama pyeti se kush goditet më shumë nga taksat e naftës, duke thënë se goditen ata që kanë vetura. Mirëpo, kësaj deklarate Rama i shtoi: Ata që kanë vetura kanë më shumë lekë. 

DEKLARATA:

Kemi kohë të gjatë pa rënë shi, ndërkohë që digat tashmë janë pranë nivelit teknik dhe ekspertët thonë se kur shkon në këtë nivel digat duhet të stopojnë. Kriza ka dhënë shenjat më herët, dhe tani jemi në mars dhe të gjithë vapën e kemi para. Kjo do të na bëjë të shkundim të gjithë buxhetin për të blerë energji elektrike me çmime marramendëve që të mos ngarkoheni ju. Kush do ta pranonte që t’i vinte fatura më shumë se dyfish, por mund të vijë edhe trefish. Idea që hiqni taksat e naftës, është e lehtë për ta thënë, por llogaria bëhet me të gjithë. Nëse heqim taksat e naftës nuk kemi se çfarë të kompensojmë pjesën tjetër. Ne kemi bërë zgjedhjen tonë. Kush goditet nga taksat e naftës? Goditën ata që kanë vetura. Ata që kanë vetura kanë më shumë lekë se ata që s’kanë. Ne po subvencionojmë çmimin e biletës që të mos rritet çmimi. Goditen fermerët. Kjo është e vërtetë. Dhe prandaj kemi një fond që fermerët të marrin një sasi nafte që të mos kenë probleme. Kriza ka dhënë shenjat më herët, dhe tani jemi në mars dhe të gjithë vapën e kemi para. Kjo do të na bëjë të shkundim të gjithë buxhetin për të blerë energji elektrike me çmime marramendëve që të mos ngarkoheni ju. Kush do ta pranonte që t’i vinte fatura më shumë se dyfish, por mund të vijë edhe trefish.