Një shkollë në Përparim ka krijuar bibliotekën e veçantë kushtuar shëndetit nën udhëheqjen e mjekut të njohur Flamur Topi

Një shkollë në Përparim ka krijuar bibliotekën e veçantë kushtuar shëndetit nën udhëheqjen e mjekut të njohur Flamur Topi
Një ceremoni interesante me një focus të veçantë është regjistruar në shkollën e Përparimit në Peqin. Nxënësit dhe stafi i kësaj shkolle kanë krijuar një bibliotekë të quajtur biblioteka e Shëndetit tim.
Doktor Flamur Topi i përfaqësuar nga djali i tij, Dr. Ilir Topi kanë ndihmuar për bibliotekën me libra të ndryshëm të tyre që promovojnë rëndësinë e shëndetit dhe mirëqenies dhe u vlerësuan për këtë kontribut të çmuar.

Një risi e kësaj biblioteke është vula autentike që mban emrin e “Bibliotekës së Shëndetit Tim” e cila u dhurua nga drejtoresha e ZVAP Peqin znj Flutura Nuka. Kjo vulë simbolizon përkushtimin dhe identitetin unik të bibliotekës. Ajo do të përdoret për të vulosur të gjitha materialet dhe dokumentet e bibliotekës, duke i dhënë një prekje autentike dhe të veçantë. Krijimi i kësaj vule është një dëshmi e vlerësimit dhe përkushtimit për të mbajtur standarde të larta dhe për të ndërtuar një trashëgimi të qëndrueshme në fushën e shëndetit dhe edukimit.
Një nga momentet kulmore të ceremonisë ishte dhurimi i veprës “Vëllimi i plotë” i Ismail Kadaresë, sjellë nga shtëpia botuese Onufri. Kjo dhuratë e veçantë, nga një prej autorëve më të njohur dhe më të vlerësuar shqiptarë, pasuron bibliotekën me një vepër letrare të rëndësishme. Ky vëllim vjen për herë të parë në shkollën 9-vjeçare “Shefit Hekali” nga shtëpia botuese “ONUFRI”