Një person i maskuar i vë flakën makinës së punonjësit të bashkisë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të ditë së sotme në Vaun e Dejës, teksa një persona i ka vënë flakën automjetit të një punonjësi të bashkisë.

Mësohet se mjeti i shkrumbuar i përket Gjon Marashi, 49 vjeç, punonjës i shërbimeve publike në bashkinë Vau Dejës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 1:29, teksa në vendngjarje është filmuar nga kamerat e sigurisë një person i maskuar dhe i veshur me të bardha, i cili spërkat mjetin me lëndë djegse dhe i vë flakën.

Punonjësi i bashkisë dyshon se kjo ngjarje lidhet me punën e tij për vaditjen e tokave me ujë në fshatrat e Vau të Dejës. Marashi thotë se nuk ka patur kërcënime direkte por herë pas here janë zhvilluar debate të ndryshme lidhur me vaditjen nga banorët atje.

Ai shton se ndjehet i frikësuar tashmë dhe i bën apel shtetit që ta zbardh sa më parë këtë ngjarje.

Menjëherë pas djegies së makinës të familjes Marashi që ndodhej e parkuar në oborrin e shtëpisë njëkatëshe në fshatin Pistull të Vau Dejësit, autori u largua me shpejtësi duke mos lënë gjurmë. Policia është duke punuar për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje dhe identifikimin e autorit të dyshuar.