Një grua plago*set me thikë në Fier, arrestohet nipi i burrit të saj

Një grua është plagosur me thikë. I riu Ardit Nuhu 32 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasen Fatmira Nuhu, rreth 70 vjeçe.

E moshuara ndodhet në spital, për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Polici shtetasin Ardit Nuhu, dhe po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. /noa.al

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.