Një djalë dhe një vajzë procedohen për pro’stitucion në Elbasan. Dy të tjerë shpallen në kërkim

Elbasan, 25 Korrik 2025 – Një 21-vjeçar me inicialet M. Xh. dhe një shtetase 19-vjeçare janë proceduar penalisht nga Policia e Elbasanit për veprën penale “Prostitucioni”.

Sipas burimeve zyrtare, veprimtaria e paligjshme është konstatuar gjatë kontrollit policor në një zonë të qytetit. Hetimet po vazhdojnë për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë.

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi për veprën penale “Prostitucioni” për shtetasin M. Xh., 21 vjeç dhe për një 19 vjeçare, si dhe shpallën në kërkim shtetasit K. V., 21 vjeç dhe A. B., 20 vjeç, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”. Shtetasit K. V. dhe A. B. kanë dëmtuar xhamin e automjetit të shtetasit M. Xh, për motive të dobëta.