…. ” Ne të lindurit në muajin maj i dashur Shpëtim jemi të bukur në shpirt…”
….Edhe ju i dashur Shpëtim Shëmili keni lindur në datën 15 Maj 1941 në qytetin e Tiranës. Mbaruat Shkollën e Mesme Pedagogjike “Luigj Gurakuqi” në Elbasan nga viti 1953 deri më 1957. Filluat punë si arsimtar për afro tre vjet, si mësues në Shtërmen e Cërrik të rrethit të Elbasanit.
Por në vitin 1960 konkuruati dhe fituat te drejtën për të vazhduar studimet e larta për aktor në fakultetin “Aleksandër Moisiu”, Tiranë.
Në vitin 1964 mbaruat studimet me rezultate mjaft të mira dhe po këtë vit u emëruat aktor pranë Teatrit Profesionist “Skampa” të qytetit të Elbasanit.
Rolet e tua të para datojnë në vitin 1964, 1965 në dramën e Xhemal Brojës “Linda”, ku interpretuat rolin e inxhinier Pirros dhe në komedinë e autorit Viktor Eftimiu “Njeriu që pa vdekjen me sy”, ku interpretuat në mënyrë te shkëlqyer rolin e Vagabondit, në të cilën vetë i madhi Viktor Eftimiu ju vlerësoi Ju i dashur Shpëtim sii një figurë me vlera të mëdha artistike.
Ju përkushtuat tërësisht teatrit e skenës dhe deri në çastet e fundit të jetës tuaj të shkurtër ku realizuat me dhjetra figura artistike e personazhe, të cilët kanë mbetur në mendjen e spektatorëve elbasanas.
Përgjatë karrierës tuaj artistike keni qënë një nga figurat kryesore të teatrit “Skampa” Elbasan, si aktor, dramaturg, regjisor dhe drejtues.
Keni interpretuar me sukses mbi 60 role në teatrin “Skampa” Elbasan në komedi e dramë, të cilat u takojnë pjesëve më të mira të dramaturgjisë shqiptare dhe asaj botërore.
Pikërisht në këtë fuksion drejtues jemi njohur ne të dy. Unë isha Shef Finance ne Bashki Elbasan….
Më lejoni ju miqtë e mi elbasanas tju sjell ato impresione për mikun tonë të nderuarin Shpëtim Shëmili:
… “Zeri kumbues i te madhit Shpetim Shëmili…”
…Pasi fillova detyren si Shef Seksionit të Financës ne Bashkine Elbasan, u ula shtruar me Kryetarin e Bashkise te nderuarin Emin Haxhiademi, per te kordinuar problemet qe hasnim ne Bashki dhe fondet e pakta qe kishim te ne dispozicion nga buxheti i iratuar. Njoha me strukturen e njesive vartese te Bashkise me problematiken e tyre dhe me mundesinte e pakta per te zgjidhur ato probleme…
Kishim ne vartesi edhe institucionet kulturore si Teatri “Skampa”, Estrada e Qytetit dhe disa institucione te tjera. Kuptohet ne nje kohe te dyte shkova ne institucionet perkatese per ti njohur nga afer si personel por edhe disa problematika qe mund ti jepja zgjidhje. Nje dite ne mengjes u ktheva ne Teatrin “Skampa” nuk i gjeta aty personelin, por si zakonisht ishin ne kafen ngjitur aty. Hyra dhe i takova me rradhe Drejtor ne ate kohe ishte i madhi Shpetim Shmili, me ate ze aq te mrekullueshem, takova te madhin Demir Hyskja dhe artistin tjeter qe une e pelqeja shume Astrit Cermen, dhe personelin tjeter te teatrit . Me afruan edhe mua kafe dhe fernet dhe pastaj u ngjitem lart ne zyren e Shpetimit. Sic ishte shume impulsiv filloi menjehere me ankesat kuptohet ne drejtim te buxhetit te akorduar.E degjova me vemendje dhe ai me ngriti disa probleme sidomos mungesa e nje fonie te mire, e rregullimit te skenes se kishte filluar dyshemeja te kalbej, plotesimi i garderobes e disa ceshtje te tjera. Me shefen e finances Fluturen i i thashe te gjitha keto probleme ti permblidhte ne nje shkrese dhe ti protokollonte tek ne ne Bashkia. Por nje gje ja thashe qysh aty une do te gjej fonde per ti mbuluar keto shpenzime dhe i thashe nje shkak me shume ishte pikerisht Shpetim Shmili, si artist qe e adhuroja shume. E disktuova dhe me Kryetarin problematiken e ngritur ne ate shkrese dhe u mundova ti siguroj ato fonde sa me shpejt. U siguruan ato fonde dhe i akorduam ne dispozicion te Teatrit, Ne nje kohe teper te shkurter shqetesimet e atyre artisteve morren zgjidhje.
…..Nje dite te bukur me vjen thirrja nga Shpetimi qe neser ne mengjes ta pinim bashke kafen tek vendi ku e pinin ata. Shkova me gezim dhe te them te drejten u kenaqa edhe une sa te lumtur ishin ata artiste Me pak fonde ishin te kenaqur ….
( Postuar më, 06 Qershor 2019.)
Tiranë, më 15 maj 2025.
