Tiranë – Një çantë e dyshimtë është konstatuar pranë qendrës tregtare Galeria, në kryqëzimin mes bulevardit “Zogu i Parë” dhe Rrugës së Barrikadave, në kryeqytet.
Sipas burimeve paraprake, menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë rrethuar zonën për arsye sigurie.
Policia ka thirrur Njësinë Antieksplozivë për të kryer verifikimet e nevojshme dhe për të përcaktuar nëse objekti përbën rrezik real.
Deri në përfundim të kontrollit, autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet në këtë segment rrugor, ndërsa priten informacione zyrtare mbi rezultatin e ndërhyrjes.













