Nisin përplasjet në BBV3. “Nuk je as babai im, as vëllai”! Roza i kthehet ashpër Julit: O karagjoz, mblidh mendjen!

Dita e parë e banorëve brenda shtëpisë së “Big Brother VIP3” nisi me shumë dinamika. Gjatë një bisede në dhomën e ndenjes banorët diskutuan mbi situatat e krijuara në shtëpi.

Roza Latit iu drejtua pyetja se cilin nga banorët do të donte të shihte jashtë shtëpisë. Ajo thotë emrin e Julian Dedës dhe më pas i thotë:

“Mos ma merr personale dhe për keq por e kam tek e folura me zë të lartë, se ndryshe je djalë flori”.

Juli mesa duket, nuk e mori shumë në kontekstin e shakasë dhe kërkon që të dijë arsyen se pse Roza mendon ashtu për të.

Debati mes dyshes ka rinisur edhe në dhomën e gjumit në orët e vona të natës. Në një moment Juli i kërkon Rozës falje dhe më pas i thotë: “Ça do tashi? Çohu tashi!”.

Kjo mënyrë e të folurit nuk i pëlqeu Rozës, e cila i përgjigjet:

“Jo nuk dua të çohem. S’je as babai im, as vëllai im, s’je as shoku im, as nuk të dh*** fare me urdhrat e tua”.

Teksa Juli vazhdonte t’i kërkonte ndjesë, Roza ia pret: “Me një ndjesë e rregullove zemra ime? Bëje m**in kala dhe më fal? Fillo të ndryshosh sjellje i nderuar”.

Pjesë nga debati:

Roza: Çohu ti, pse të çohem unë?

Juli: A bravo, ja kjo është Roza që duhet në këtë “Big Brother”.

Roza: Je ti regjisori këtu, faleminderit shumë

Juli: Jo pra, a më kërkon mua të ndryshoj? Edhe unë të kërkoj ty të ndryshosh

Roza: Faleminderit. Sido që të jetë respekt për ty kam

Juli: Edhe unë

Roza: Thjesht je i çik i vrazhdë, edhe i jep i çik si shumë gojës, po mbaje i çik. Mbaje i çik se kur të kthehen të tjerët, krekosesh si gjel në kotec pulash. Me gjithë respektin që kam, mbaj vendin tënd. Edhe të lutem shumë mos nxit urrejtje, një popull delikat siç është shqiptaria.

Juli: Po e ekzagjeron shumë tani

Ndërkohë në një moment Roza i kërkon Julit që të mos nxisë urrejtje dhe e pyet “pse mendon se më ka sharë publiku sot?”. Aktori i thotë se nuk mendon se e ka sharë dhe thjesht po bënte shaka.

“Nuk janë shaka këto. E ka sharë publiku sot, pse i shtyn njerëzit në urrejtje. Sinqerisht, se aq do populli. Ti e di ça populli na rrethon”, thotë Roza.

Ndërkohë Juli kthehet nga kamerat dhe thotë: “Mos e shani Rozën, ej publik i dashur mos e shani Rozën”.

Këtu shpërthen moderatorja e cila i kthehet: “O Jul karagjozi, mblidh mendjen. Këtej ofendon e thua pastaj ‘hë se bëra shaka’. A ke frena?!”.