Prrenjas – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në zonën e Bushtricës, ku një person rreth 60-65 vjeç ka humbur jetën pas rënies nga Ura hekurudhore e Bushtricës. Viktima ka ndërruar jetë në vend, mbi trasenë e rrugës automobilistike që kalon poshtë urës.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave dhe identifikimin e viktimës. Trupi i pajetë është dërguar për veprime të mëtejshme procedurale.
Autoritetet po vijojnë hetimet, ndërsa pritet një njoftim zyrtar me detaje shtesë mbi ngjarjen.













