Ngjarje tragjike në Elbasan, humb jetën një grua pas konsumimit të acidit

Elbasan, 31 tetor 2025

Dje, në Spitalin Rajonal Elbasan, është dërguar për ndihmë mjekësore shtetasja N. Ll., 58 vjeçe, e cila dyshohet se ka konsumuar një sasi detergjenti (acid) për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike. Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, 58-vjeçarja ka humbur jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme. Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan