Shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd kanë ndaluar me iniciativë shtetasin F.H, 55 vjeç, i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy nxënëse të shkollës ku ushtronte detyrën si mësues.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme ligjore.
Policia e Shtetit mbetet e angazhuar në mbrojtjen e fëmijëve dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të dhunës apo abuzimit.
