Janë mësuar disa akuza ndaj 11 të dyshuarve për të cilët SPAK ka lëshuar urdhër-arreste përfshirë këtu edhe ish-drejtorin e policisë së Tiranës, Erzen Breçanin
Burime bëjnë me dije se akuzat janë nga pastrim parash, grup i strukturuar kriminale, trafik droge, sigurim kushtesh për të kryer vrasje, shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorit të krimit.
Hetimet e SPAK kanë nisur pas transkriptimeve të aplikacionit Sky-ECC, ku referuar hetimeve ky grup akuzohet për trafik droge, grup kriminal por edhe ngjarje të rënda kriminale si vrasje.
Në total janë lëshuar 11 masa sigurie, në sajë të këtij operacioni. Burime bëjnë me dije se për djalin e Breçanit nuk është ekzekutuar urdhëri i arrestit deri më tani. Sipas informacioneve jo zyrtare ky i fundit ndodhet jashtë territorit të Shqipërisë.
Sakaq bëhet me dije se urdhër arresti është lëshuar edhe për Ervin Matën, i njohur për konfliktin që pati me Ervis Martinajn në vitin 2018, në një lokal në zonën e ish-bllokut ku mbeti i vrarë 1 person.