Nga droga e deri te vjedhjet – Katër ngjarje nën hetim në Elbasan

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan informon për rastet e mëposhtme të evidentuara në kuadër të punës hetimore dhe operacionale:

Procedim penal për posedim lënde narkotike
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal për shtetasin F. T., 22 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi e vogël lënde narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.

Procedim penal për shkelje në fushën e sigurimeve shoqërore
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare kanë referuar materialet në Prokurori për shtetasin A. H., 56 vjeç, i dyshuar për moskryerjen e pagesave të kontributeve për sigurimet shoqërore në favor të një punonjësi të biznesit të tij.

Vjedhje automjeti në fshatin Karinë
Shtetasi A. Th., 38 vjeç, ka kallëzuar se gjatë natës i është vjedhur automjeti. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të ngjarjes.

Gjetja e shtetasit të larguar nga banesa
Në vijim të informacionit të dhënë më datë 09.04.2024, lidhur me largimin nga banesa të shtetasit M. Gj., 29 vjeç, banues në fshatin Stërblevë, ju informojmë se ai është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore dhe ka deklaruar se është larguar me dëshirë.

Të gjitha materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.