Lajme nga kronika në qarkun e Elbasanit.
Komisariati i Policisë Peqin kapi dhe ndaloi shtetasin A. B., 45 vjeç, banues në Peqin, pasi Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”, ndërsa Policia e Vlorës e ka shpallur në kërkim, si autor të një aksidenti rrugor të ndodhur më datë 20.01.2024, në rrugën “Murat Tërbaçi”, Vlorë.
Komisariati i Policisë Elbasan kapi dhe ndaloi shtetasin I. B., 39 vjeç, pasi i duhet të vuajë rreth 1 muaj burgim, nga 6 vjet dënim total, dhënë nga Gjykata e Tiranës, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
Komisariati i Policisë Elbasan referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-E. A., 30 vjeç, pasi u kap duke kryer punime ndërtimi, pa leje, në dyqanin e tij;
-V. C., 65 vjeç, pasi u kap duke kryer punime ndërtimi, pa leje, në banesën e tij;
Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. Sh., 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi për llogari të firmës në administrim të këtij shtetasi, u ndalua një kamion që transportonte materiale ndërtimi, pa dokumentacion përkatës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.













