Nga 30 shkon 60 euro! Tragetet e linjës Vlorë-Brindisi rrisin çmimin e biletave në kulmin e sezonit turistik

Vlora është e mbushur me turistë këtë fillim korriku. Të ardhur nga vende të ndryshme të botës ata shprehen se kanë zgjedhur bregdetin e mrekullueshem dhe kushtet e mira të akomodimit. Po kështu trendi rritës vihet re në port ku është shtuar numri i udhëtareve, shoqëruar kjo dhe me rritjen e çmimit të biletave.

Korriku ka nisur me temperatura te larta dhe të shumtë janë pushuesit kryesisht ëe huaj te cilet kane zgjedhur qytetin bregdetar të Vlorës për pushime. Ata jane nga shtete te ndryshme te botes, si Italia, Hungaria, Franca, Maroko por dhe shqiptarë të Kosovës e Maqedonisë së Veriut. Shprehen se Vlora është zgjedhja e parë jo vetëm për bregdetin e mrekullueshem por dhe sherbimet e mira hoteliere dhe restorantet.

Po kështu fluksi është shtuar dhe në portin detar të Vlorës, tragetet e linjës Vlorë-Brindisi sjellin çdo javë me qindra udhëtarë. Vendin kryesor e zënë emigrantët që kthehen për pushime në atdhe si dhe turistët italianë sidomos nga zona e jugut. Gjatë pikut të sezonit, kompanitë e lundrimit kanë rritur çmimin e biletave dhe gjithcka lidhet me kërkesë-oferten, pohon drejtori i portit, Ilir Banushi në intervistë për “Report tv”.

Nga shtatori deri në maj, biletat kushtojnë 25-30 euro personi për linjën Vlorë-Brindisi dhe anasjelltas, ndërsa në pikun e sezonit, Korrik-Gusht, bileta shkon nga 50 deri në 60 euro personi.