Dua takim me Dumanin!” Një person konsumon helm para ambienteve të SPAK, niset në gjendje të rëndë për në spital

Një person me inicialet P. T., ka tentuar t’i japë fund jetes duke pirë helm para ambienteve të SPAK. Paraprakisht mësohet se ai është trasferuar drejt spitalit.

Për më tepër, personi në fjalë është identifikuar si një qytetar nga Lezha ndërsa dyshohet se vuan nga depresioni. Gjithashtu bëhet me dije se ai kërkonte takim me kreun e SPAK, Altin Dumanin.
Policia ka dalë me një njoftim zyrtar sa i takon ngjarjes së ndodhur para godinës së SPAK ku një 63-vjeçar dyshohet se ka konsumuar fotoksinë. Në njoftim thuhet se 63-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Policia shton se grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.